Rreth nesh
Inkurajojmë pjesëmarrjen në debat të çdo individi ose eksperti të fushës në luftën për drejtësi.
Ky portal është ngritur nga një grup juristësh me eksperiencë profesionale dhe shkencore.
Qëllimi i këtij portali është dhënia e mundësisë së çdo qytetari por veçanërisht e ekspertëve të fushës të së drejtës për të kontribuar me idetë dhe vlerësimet e tyre. Objekti i debatit në këtë faqe do të jenë ligjet, projektligjet, aktet nënligjore dhe projektet e tyre, vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ose dhe gjykatat e tjera ndërkombëtare, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vendimet e Gjykatës së Lartë, vendimet e Gjykatave të Apelit apo të Shkallës së Parë në fushën Civile, Administrative dhe Penale.
Shfrytëzimi i këtij portali për të shfaqur pikëpamje apo qëndrime politike është i papranueshëm.
Thelbi i debatit do të orientohet kryesisht por jo vetëm:
- Në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelorë të njeriut si dhe ndërthurja e interesit të individit nëpërmjet interesit publik
- Në respektin dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
- Në analiza dhe vlerësime mbi funksionimin e shtetit ligjor, konstatimin e dobësive, problematikave si dhe rrugët dhe mundësitë për forcimin e tij
- Rëndësia dhe roli i sistemit të drejtësisë në forcimin e shtetit ligjor
- Roli dhe rëndësia e qëndrimit të shtetasve ndaj vendimarrjeve të rëndësishme për ta nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor
- Referendumet si instrumenti më i rëndësishëm në shprehjen e vullnetit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore dhe civile të shtetasve
- Forcimi i rolit të shtetasit në ndërtimin e një shoqërie demokratike moderne
Shërbimet
Konsulencë ligjore falas
Për individë që duan apo kanë filluar një proces gjyqësor!
Informacion për vendimet gjyqësore
Gjykata e Strasburgut, Gjykata Kushtetese, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit apo Gjykatat e Shkalles së Parë.
Informacion mbi legjislacioin
Legjislacioni i miratuar nga kuvendi sipas fushave: kodet, ligje dhe vendime.
Informacion mbi
aktet nënligjore
Informacion mbi vendimet, udhëzimet dhe akte normative të miratuara nga Keshilli i Ministrave si dhe urdhëra dhe udhëzime të ministrave.
Keni nevojë për konsulencë ligjore?
Keni një problem ligjore dhe po kërkoni zgjidhje? Na shkruani!