Debat Për Drejtësi

Termat dhe kushtet e përdorimit të portalit

Termat dhe kushtet e përdorimit

Përcaktimi i termave dhe kushteve si më poshtë kanë për qëllim të përcaktojnë ndërtimin e marrëdhënieve me këtë portal. Përdoruesit e portalit konsiderohet se i kanë pranuar kushtet e përdorimit, në momentin që janë rregjistruar si përdorues të tij.

Qëllimi i “Debat Për Drejtësi” është të mundësojë përfshirjen e çdo përdoruesi në diskutime mbi problemet teknike, shkencore, argumentat mbi ligjshmërinë e vendimarrrjeve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor si dhe çdo diskutim që cënon në thelb liritë dhe të drejtat themelore të individëve.

Theksojmë se çdo koment, pyetje e adresuar nga përdoruesit duhet ti përmbahet qëllimit të portalit. Përdorimi i fjalëve, shprehjeve apo termave me karakter fyes, denigrues është i papranueshëm dhe mund të sjellë ndërprerjen e marrëdhënieve me këtë portal. Vlerësohen si të papëlqyeshme edhe komente apo qëndrime thjesht politike që bien ndesh me analizën apo vlerësimet tekniko-ligjore, si objekti kryesor i këtij portali. Insistimi për trajtime dhe qëndrime thjesht politike që skanë të bëjnë me objektivin e shërbimit që mundëson ky portal mund të sjellin ndërprejen e marrëdhënies.

Portali nuk mban përgjegjësi në rast se përdoruesi i tij kryen vepra penale të çdo natyre qofshin ato në dëm të cilitdo. Përdoruesi mban përgjegjësi dhe do të përgjigjet personalisht për çdo dëm të shkaktuar në përputhje me sistemin ligjor që vepron në Republikën e Shqipërisë.

Portali siguron mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjin Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe garanton përdorimin e tyre sipas përcaktimeve ligjore. Çdo përdorues duhet të rregjistrohet me të dhëna të sakta dhe të vërteta, të cilat mbrohen sipas ligjit.

Përdoruesit që janë rregjistruar më parë mund të shfaqen me pseudonim të zgjedhur prej tij pasi kjo të jetë lejuar nga administratori. Edhe në këtë rast anonimiteti është i garantuar.

Një nga funksionet e portalit është edhe dhënia e ndihmës juridike falas. Për këtë qëllim portali do të ftojë avokatë vullnetarë të licensuar, të cilët do të konsultojnë falas çështje të paraqitura nga klientë të ndryshëm.

Çdo avokat sipas kuptimit të ligjit nr.55/2018, mund të rregjistrohet në portal dhe tu vihet në dispozicion përdoruesve për trajtimin e problematikave ligjore, të cilët përgjigjen sipas ligjit për cilësinë dhe saktësinë e përgjigjes që ofrojnë. Në këtë rast portali nuk mban asnjë përgjegjësi.

Përdoruesit e portalit gjatë adresimit të problematikave personale ligjore duhet të plotësojnë të dhënat e kërkuara në platformën sipas rubrikës përkatëse me emërtimin Konsulenca.

Administratori ka të drejtë të ndryshojë politikat e portalit në çdo kohë që ai e çmon të arsyeshme në funksion të përmirësimit të cilësisë të portalit.

Shprehim besimin se portali Debat për Drejtësi do të jetë një instrument i fuqishëm në duart e qytetarëve dhe ekspertëve të se drejtës për të ndikuar në forcimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe në mënyrë të veçantë në mbrojtjen, lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Rregulla mbi përdorimin e portalit:

  1. ÇDO PËRDORUES I KËTIJ PORTALI DUHET TË KUPTOJË SE SHFRYTËZIMI I TIJ ËSHTË THJESHT NJË MUNDËSI QË I JEPET PËR TË KONTRIBUAR;
  2. ÇDO PËRDORUESI I BËHËT E QARTË SE KA PËRGJEGJËSI TË PLOTË INDIVIDUALE NË RESPEKTIMIN E TË GJITHA LIGJEVE QË RREGULLOJNË MARRËDHËNIET NË KËTË FUSHË;
  3. PORTALI NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR VEPRAT PENALE APO CËNIMIN E TË DREJTAVE TË TJERA NDAJ KUJTDO;
  4. NË KËTË PORTAL NDALOHET CËNIMI I TË DREJTAVE TË TË TJERËVE, FYRJA, SHPIFJA, KANOSJA NDAJ CILITDO;
  5. PORTALI GARANTON RUAJTJEN E TË DHËNAVE PËR SECILIN NGA PËRDORUESIT E REGJISTRUAR SIPAS PARASHIKEMEVE TË LIGJIT 9887 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”.NDALOHET REGJISTRIMI ME TË DHËNA FALLCO;
  6. KUSHDO QË PËRDOR TË DHËNA TË PAVËRTETA RRETH IDENTITETIT TË TIJ ËSHTË PERSONALISHT PËRGJEGJËS PARA LIGJIT;
  7. PERSONAT QË DUAN TË PËRFSHIHEN NË DEBAT ME PSEUDONIM NË REGJISTRIMIN E TYRE DO TË JENË TË DETYRUAR TË VENDOSIN TË DHËNA TE DETAJUARA NË FORMULARIN E REGJISTRIMIT;
  8. ÇDO AVOKAT QË KA NJË LICENSË PROFESIONALE DHE NIPT MUND TË REGJISTROHET SI VULLNETAR PËR T’JU VËNË NË DISPOZICION QYTETARVE QË KANË NEVOJË PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS;